Hoti takohet me partnerët e koalicionit

Hoti takohet me partnerët e koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet me partnerët e koalicionit qeveritar, njofton Insajderi.

Takimi është njoftuar se do të ndodhë në Qeverinë e Kosovës rreth orës 14:00.

Dje gjatë ditës u njoftua se në takim do të jetë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky takim vjen pas disa mos pajtimesh që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me qasjen e kryeministrit Hoti, sidomos në dialogun me Serbinë./Insajderi.com