
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të pres në takim delegacionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky delegacion udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Takimi do të fillojë në ora 10:00.
Kjo vizitë e emisarit amerikan për dialogun vjen pas arritjes së marrëveshjes ekonomike të 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com