Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pritet të takojë sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në cilësinë e nënkryetarit të LDK’së, njofton Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
”Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa tutje ka shtuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.
“LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka shkruar kreu i LDK’së. /Insajderi.com