Hoti takohet sot me partnerët e koalicionit

Hoti takohet sot me partnerët e koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet sot në ora 15:00 me partnerët e koalicionit qeverisës, njofton Insajderi.

Temë diskutimi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, atë të AAK-së Ramush Haradinaj dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, do të jenë zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e radhës në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me partnerët e koalicionit./Insajderi.com