Hoti takon Ahmetin

Hoti takon Ahmetin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar takim me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim  Ali Ahmeti, njofton Insajderi.

Gjatë këtij takimi me Ahmetin, Hoti ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme, forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe perspektiven euroatlantike të rajonit.

Gjithashtu përgjatë këtij takimi u vlerësua se krahas bashkëpunimit aktual në fushën politike dhe ekonomike, do të rrisin përkushtimin edhe në fushën e arsimit, kulturës dhe mbrojtjes së investimeve si dhe do të  iniciojnë  marrëveshje të reja në të gjitha ato fusha që janë në interes të qytetarëve dhe vendeve tona.

Kryeministri Hoti, para nikoqirit theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër pandemisë, masat e ndërmarra për tejkalimin e sfidave të krijuara nga ky armik global, bashkë me planin për rimëkëmbje ekonomike, me qëllim të kthimit të gjendjes në normalitet dhe zhvillimit të mëtejmë.

Ndër temat e diskutimit në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Hoti tha se arritja e një marrëveshje përfundimtare, që do të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve do t’i forconte marrëdhëniet ndërfqinjësore./Insajderi.com