Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me drejtuesit e Sindikatës së Telekomit të cilët i ka siguruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të gjetur në një afat optimal një zgjidhje të favorshme për këtë kompani me interes strategjik për ekonominë e vendit, njofton Insajderi.com.
Punëtorët e Telekomit sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës pasi iu rrezikuan pagat si rezultat i bllokimit të xhirollogarive të PTK-së.
Hoti ka thënë se Qeveria do ta ketë prioritet stabilizimin dhe rivitalizimin e Telekomit. /Insajderi.com/
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
I prita sot drejtuesit e Sindikatës së Telekomit, të cilët i sigurova se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të gjetur në një afat optimal një zgjidhje të favorshme për këtë kompani me interes strategjik për ekonominë e vendit.
Telekomi i Kosovës duhet që të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet e veta qytetarëve, ndërkohë që Qeveria do ta ketë prioritet stabilizimin dhe rivitalizimin e Telekomit.