Hoti takon përfaqësuesit e strehimoreve, zotohet për mbështetje të rregullt financiare

Hoti takon përfaqësuesit e strehimoreve, zotohet për mbështetje të rregullt financiare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim sot me përfaqësuesit e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës, transmeton Insajderi.

Me  këta përfaqësues ka biseduar për kushtet e punës nëpër këto institucione që janë në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Hoti është zotuar se përmes Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, do të rishikohen të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje sistematike afatgjatë për çështjen e financimit të këtyre qendrave ku gjejnë strehim viktimat e dhunës në familje, që janë kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe të formave të tjera të dhunës e të trafikimit.

Ai ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e strehimoreve si dhe ka ofruar mbështetjen e qeverisë në mbrojtje dhe risocializim të viktimave të dhunës, duke siguruar konfidencialitet të plotë të identitetit të tyre. /Insajderi.com