Hoti takon Zemajn e Krasniqin, flasin për masat anti-COVID

Hoti takon Zemajn e Krasniqin, flasin për masat anti-COVID

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot (e premte) me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në vend, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit, njofton Insajderi.

Me këtë rast, Hoti ka thënë se është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKShPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike.

“Sot kam mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me përfaqësues të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për të vlerësuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në vend, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit.

Në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar kryeministri në Facebook./Insajderi.com

May be an image of 1 person