Hoti të mërkurën në samitin e Këshillit Atlantik, merr pjesë edhe Vuçiq

Hoti të mërkurën në samitin e Këshillit Atlantik, merr pjesë edhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë pjesëmarrës në samitin e partneritetit të Ballkanit Perëndimor, i cili organizohet nga Këshilli Atlantik.

Në këtë samit, i cili do të mbahet të mërkurën, më 29 korrik, përmes platformës ZOOM, marrin pjesë edhe liderë të tjerë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipërinë e përfaqëson kryeministri Edi Rama, ndërsa përfaqësues i Serbisë do të jetë presidenti Aleksandar Vuçiq. Me presidentin Stevo Pendarovski përfaqësohet Maqedonia e Veriut, ndërsa marrin pjesë edhe udhëheqës të Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Qëllimi i samitit është lehtësimi dhe promovimi i hapave konkretë drejt integrimi ekonomik rajonal, që mund të stimulojë rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19, të forcojë konkurrencën afatgjatë dhe të rris atraktivitetin për investitorët.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Këshillit Atlantik, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor pajtohen për veprime të guximshme dhe praktike për të avancuar bashkëpunimin ekonomik rajonal.

“Këta hapa të rëndësishëm do të ndihmojnë rajonin që të kalojë ndikimin shkatërrues të COVID-19, me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/