Hoti të premten raporton për 100 ditëshin e Qeverisë

Hoti të premten raporton për 100 ditëshin e Qeverisë

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, kryekuvendarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është vendosur që të enjten të mbahet seanca plenare ku pritet të bëhet votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun, njofton Insajderi.

Ajo tutje njoftoi se është shqyruar mundësia e ftesës për raportim të kryeministrit Avdullah Hoti në seancë lidhur me 100-ditëshin e qeverisjes së tij, të premten e 9 tetorit.

“Edhe këtë të enjte pritet të bëhet votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun”.

“Përveç kësaj, ne do të kemi edhe seancë të re plenare që do të përfshinë ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare, (Kosovë-Itali për transferimin e personave të dënuar) dhe (ratifikimi i marrëveshjes Kosovë-BE që ka të bëjë me IPA)”.

“Javën e kaluar si Kryesi i jemi drejtuar Kryeministrit Avdullah Hoti për ta ftuar që të raportojë për 100 ditëshin e Qeverisë. Ne kishim sot një dakordim që 9 tetor të jetë një datë e përshtatshme. Sipas të gjitha gjasave, Hoti të premten raporton për 100 ditëshin e Qeverisë”, ka thënë Osmani. /Insajderi.com