Avdullah Hoti Ministër i Financave në Republikën e Kosovës gjatë prezantimit të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa ka thënë se buxheti i Kosovës për vitin 2017 do te jetë 2 miliardë e një milionë euro.
Përkundër mospajtimeve të mëdha lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm, ministri Hoti ka thënë se këtë buxhet e përkrahë edhe opozita.
“Nuk është buxhet partiak është i shtetit te Kosovës, unë besoj se të gjithë në parim e përkrahin ketë buxhet, edhe opozita” ka thënë ministri Hoti në Klan Kosova.
Ai ka përsëritur shefin e tij, kryeministrin, teksa ka thënë se “buxheti nuk është partiak por është i shtetit te Kosovës”.
Shpërndarjen e buxhetit, Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës do ta bëjë në atë formë që përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës. /Insadjeri.com