Hoti thotë se kërkesa e Kurtit lidhur me seancën për dialog është shtruar gabimisht

Hoti thotë se kërkesa e Kurtit lidhur me seancën për dialog është shtruar gabimisht

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se është shtruar gabimisht kërkesa e kreut të tanishëm të Qeverisë, Albin Kurti, për diskutim në Kuvendin e Kosovës, të premten sa i përket ecurisë së deritanishme të dialogut, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti tha se raporti i dorëzuar nga Qeveria për deputetët përmban listën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik të viteve 2011-2017.

Ai shtoi se Dialogu në Bruksel tanimë nuk është teknik, por është për marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve fqinje.

“Është tepër me rëndësi të kemi qëndrim të qartë nga Qeveria për këto çështje dhe të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm politik dhe shoqërorë për të përmbyllur këtë proces tani kur është krijuar momentumi i nevojshëm dhe kur ekziston qëndrimi i qartë i partnerëve kyç në kuadër të BE-së dhe i SHBA-së”, tha Hoti. /Insajderi.com