
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është njësoj sikurse Liverpooli, ekipi i tij i zemrës, njofton Insajderi.
Kështu u shpreh ai para mediave derisa mori pjesë në inaugurimin e stadiumit të ri të klubit futbollistik “2 korriku”.
Këtë deklaratë Hoti e dha pasi u pyet nga gazetarët nëse ka ngjashmëri midis Liverpoolit në futboll dhe Lidhjes Demokratike në politikë.
“Është sikur Liverpooli. Liverpooli nuk është ekip i sezonave të caktuara. Është ekip që një shekull. Ka themele të forta”, tha ai.
Klubi anglez aktualisht nuk po kalon nëpër një formë të mirë. /Insajderi.com