Hoti thotë se për shefin e ri të AKI-së do të konsultohet me Osmanin

Hoti thotë se për shefin e ri të AKI-së do të konsultohet me Osmanin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se do të ketë konsultime të brendshme me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, lidhur me propozimin e emrit për shef të AKI-së, njofton Insajderi.

U.d e presidentes, Vjosa Osmani, ka propozuar një emër për shef të AKI-së, për të cilin ka thënë se pret që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti të pajtohet me të.

Për këtë proces ka folur edhe Hoti para gazetarëve gjatë homazheve në varrin e presidentit Ibrahim Rugova.

“Për shefin e AKI-së do të kemi konsultime të brendshme me ushtruesen e detyrës së presidentes derisa të arrijmë dakordim për emrin e ri të tij. Kaq mund të them”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë që po synon të mbesë në këtë post edhe për një mandat, foli edhe për listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, njëri prej të cilëve mund t’i mohohet e drejta për t’i hyrë garës, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se LDK i nënshtrohet çdo vendimi të organeve të drejtësisë duke thënë se kjo duhet të jetë e njëjtë për të gjithë dhe se LDK do të bëjë zëvendësimin e atij kandidati sot. /Insajderi.com