Hoti thotë se sektori publik nuk do të preket nga buxheti për vitin 2021

Hoti thotë se sektori publik nuk do të preket nga buxheti për vitin 2021

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës ku u miratua buxheti për vitin 2021, kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, njofton Insajderi.

Hoti tha se ky buxhet është dakorduar me FMN-në, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për kredibilitetin e këtij buxheti, ndërkaq mohoi se do të ketë lëvizje në sektorin publik.

Siç shpjegon Hoti, ky sektor nuk do të preket, ndërsa do të mirëmbahen të gjitha shpenzimet dhe numri i të punësuarve në këtë sektor.

“Më vjen shumë mirë të them që ky buxhet është dakorduar me FMN-në, sepse kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e këtij buxheti. Shpenzimet janë dukshëm më të larta se që kanë qenë në vitin 2019. Nuk preket sektori publik. Mirëmbahen të gjitha shpenzimet, dhe numri i të punësuarve në sektorin publik. Rriten shpenzimet kapitale”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministrja Bajrami tha se shpenzimet për paga do të jenë 625 milionë, subvencione 643 milionë ndërkaq që deficiti rishikuar prite të tjetë 4.2 përqind.

“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vakcinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.com