Hoti thotë se Telekomi do të mbështetet nga Qeveria

Hoti thotë se Telekomi do të mbështetet nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur mbështetjen e Qeverisë për Telekomin e Kosovës, njofton Insajderi.

Siç thotë Hoti, sot është zhvilluar një takim virtual (online), mes tij, ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi me anëtarët e Bordit të Telekomit.

Ai thotë se në këtë takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje dhe se Qeveria e Kosovës, si askionar, do ta përkrahë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin.

Hoti tutje shton se shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit.

“Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka shkruar kreu i Qeverisë në Facebook. /Insajderi.com/