"Qndrime të njohura për situata të panjohura"

Hoti tregon çfarë i tha Macronit

Hoti mban qëndrim. Me Macronin në Francë flet hapur për synimet e Kosovës.

Hoti tregon çfarë i tha Macronit

Kryeministri Hoti ka folur për takimin e tij në Francë me Kryeministrin francez Emmanuel Macron, ku ka thënë se Franca mbete e përkushtuar dhe  ofron mbështetje për proceset integruese dhe zhvillimore të Kosovës, njofton Insajderi.

Më pas Hoti ka thënë se “në fokus të veçantë ka qene edhe procesi i dialogut ku unë i kam bërë të ditura qëndrimet tona rreth procesit të dialogut e që për ne duhet të rezultojë me njohje reciproke, sepse vetëm kjo gjë garanton paqe dhe perspektivë në rajon”.

Kryeministri i vendit më pas tha se është entuziast për takimin e radhës në Samitin e Parisit, i cili do të fillojë 12 korrik. /Insajderi.com