Numrat e qeverisë

Hoti tregon çfarë marrëveshje nënshkroi me Listën Serbe

U akuza se pati marrëveshje sekrete me Listën Serbe. Hoti demanton. Thotë se marrëveshja me të gjithë partnerët ishte e njëjtë.

Hoti tregon çfarë marrëveshje nënshkroi me Listën Serbe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë marrëveshje sekrete me Listën Serbe për ta formuar koalicionin, njofton Insajderi.

Sipas krye-qeveritarit e vetmja marrëveshje me Listën është ajo e cila edhe është publikuar.

“Për më është hera e parë që një marrëveshje e tillë ka referenca kushtetuese”, ka thënë Hoti, i pyetur për këtë çështje në Rubikon të Klan Kosovës.

Hoti ka komentuar edhe faktin se qeveria e tij është një qeveri që mund të rrëzohet po nuk e pati mbështetjen e Listës Serbe.

“Nëse Lista Serbe e braktisë koalicionin atëherë s’ka qeveri dhe ne e dimë, por nuk vihemi në shantazh. Nuk kemi pasur asnjë lloj shantazhi. S’kemi hipoteka për të duruar shantazhe”, tha Hoti, duke shtuar se marrëveshja me serbët është “e njëjtë siç e kemi me të gjitha partitë tjera”./Insajderi.com