Hoti tregon kur do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

“Marrëveshja çështje muajsh – tre deri në shtatë muaj – përfundon me njohje”

Hoti tregon kur do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka dhënë datë, por ka dhënë afate se kur pritet të përfundojë marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hoti është i bindur se marrëveshja është larg vetëm disa muaj.

“Tre deri në shtatë muaj”, ka thënë Hoti më saktësisht, njofton Insajderi.

“Njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ky është rezultati i domosdoshëm”, deklaroi kryeministri, derisa përsëriti “po flasim për muaj”.

Hoti tha se vetëm njohja mund ta përmbyllë një proces i cili synon normalizim raportesh.

“Ne duhet ta përmbyllim me njohje dhe vetëm njohja sjellë normalizim të marrëdhënieve. Nuk do të ketë konflikt të hapur, por normalizim në kuptimin e plotë do të ketë vetëm me njohje. Serbia e ka të qartë se vetëm duke njohur Kosovën mund të shkojë përpara drejt anëtarësimit në BE”./Insajderi.com