PDK në Qeveri?

Hoti tregon nëse PDK-ja do bëhet pjesë e Qeverisë

Një qeveri me pak numra në parlament si mbështetje, por stabile. Ky është mendimi i Hotit për qeverinë e tij. S’ka nevojë për një tjetër parti në koalicion – jo tani.

Hoti tregon nëse PDK-ja do bëhet pjesë e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pyetur se a do të bëhet Partia Demokratike e Kosovës pjesë e qeverisë nëse presidentit, Hashim Thaçi, i vërtetohet aktakuza dhe duhet të shkojë në Hagë.

Hoti ka deklaruar se nuk u përgjigjet asnjëherë pyetjeve që kanë një “nëse” brenda, sepse është hipotetike pastaj.

“Ju e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra. Nuk përgjigjem në pyetje hipotetike”, deklaroi Hoti, derisa ishte në konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës.

Hoti shtoi se “qeveria është stabile” dhe se për momentin “Presidenti është me mandat të plotë”.

Por, megjithatë Hoti nuk e ka mohuar kategorikisht se në të ardhmen mund të ketë ndryshime brenda përbërjes së qeverisë.

Gjithsesi, ia ka lënë kohës.

“Nëse krijohen rrethana të reja, shohim dhe gjejmë zgjidhje”./Insajderi.com