fbpx

Hoti tregon planin e LDK-së nëse Haradinaj i bënë numrat

Hoti tregon planin e LDK-së nëse Haradinaj i bënë numrat

I nominuari i koalicionit LAA për kryeministër, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk do të futen në koalicion ku është PDK-ja.

“Ne jemi 29 deputetë që nuk do të lëvizim. Edhe në VV thonë kështu dhe shumica nuk janë për koalicion me PAN-in”, tha Hoti në RTK. Ai bëri me dije se do të diskutojnë me VV-në, për të arritur marrëveshjen qeverisë, kur t’u  vije radha për herën e dytë dhe do të themelojnë qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, PAN së bashku më minoritete kanë 59 deputetë. Hoti tha se demokracia janë burim i shumicës. ‘Nuk mund të themelohen institucionet e vendit nga pakica, nëse arrin t’i bëjnë 61 vota, në do të jemi opozitë”, tha Hoti.

Hoti i cili është edhe ministri në detyrë i Financave, tha se tendenca për të themeluar qeverinë e Kosovës, nga kontrabandimi nuk i bënë nder as Kosovës.

“Populli i ka dhënë mbështetje PAN-it më shumë dhe u ka dhënë të drejtë. Ata do të provojnë dhe nëse se krijojnë ka të tjerë që e kanë shumicës’, tha Hoti.