Hoti tregon se cila pikë e marrëveshjes nuk i ka pëlqyer aspak

Hoti tregon se cila pikë e marrëveshjes nuk i ka pëlqyer aspak

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se një nga pikat e marrëveshjes ekonomike me Serbinë, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator nuk i ka pëlqyer aspak.

Bëhet fjalë për pikën 15 të kësaj marrëveshje në të cilën thuhet se Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një-vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin në Organizatat Ndërkombëtare.

“Pika 15 e marrëveshjes nuk më ka pëlqyer aspak”, u shpreh Hoti në emisionin “Oxygen Show”.

Ai tutje është shprehur i lumtur që në këtë takim në Shtëpinë e Bardhë ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike, Kosova dhe Serbia janë zotuar për normalizim në këtë fushë. /Insajderi.com