Hoti tregon tri opsionet për fillimin e vitit të ri shkollor

Hoti tregon tri opsionet për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka kërkuar nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta filluar vitin e ri akademik, por gjithnjë duke i marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë për luftimin e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Hoti me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar lidhur me takimin e mbajtur sot me kryetarët e komunave të Kosovës dhe dy ministrat, atë të Arsimit, Ramë Likaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Ministri i Arsimit, Ramë Likaj theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021”, është shprehur Hoti.

“Ai paraqiti tre skenarët e kësaj ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilët janë:
A. Rikthimi në ambientet shkollore,
B. Mësimi i kombinuar, dhe
C. Mësimi nga platformat e ndryshme”.

“Në këtë takim, pjesëmarrësit u pajtuan që opsionet e MASH-it të shndërrohen sa më parë në vendime dhe si të tilla t’u dërgohen Departamenteve Komunale të Arsimit, të cilat, varësisht nga kapacitet që kanë, duhet të përcaktohen se cilin opsion do ta zbatojnë në komunën e tyre”, thotë tutje ai. /Insajderi.com/

Kërkohet mobilizim i përgjithshëm për fillimin e vitit të ri shkollor

Me kërkesën time, Asociacioni i Komunave të…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, August 11, 2020