Hoti udhëton në Bruksel, takon zyrtarë të Komisionit Evropian

Hoti udhëton në Bruksel, takon zyrtarë të Komisionit Evropian

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, njëherësh ministër në largim i Financave, Avdullah Hoti ka udhëtuar sot për në Bruksel ku do të takohen me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

Temë diskutimi në ëktë takim do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës, ka njoftuar zyra e LDK-së për media.

Hoti në këtë takim do të kërkojë përkrahjen e Parlamentit të Bashkimit Evropian dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

Po ashtu ministri në largim Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin  Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit.