Avdullah Hoti ka mbajtur takim me liderët partiak por pa pjesëmarrjen e partive opozitare, LVV dhe PDK pasi refuzuan ftesën e kryeministrit.
Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesve të partive politike në, “Forumin e Liderëve”, ku është diskutuar harmonizmi I spektrit politik për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Pas këtij takimi ka folur Hoti.
Lëvizja Vetëvedosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e kanë pranuar ftësën, por Hoti tha se do të raportojë tek opozita duke i ftuar ato të kenë rol mbikëqyrës ne dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Do të kërkoj themelimin e komisionit parlamentar për dialog. Unë ftoj partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Unë do tu qasem liderëve të opozitës ku do që ata e shohin të arsyeshme për t’i informuar ata rreth dialogut. Me këtë transparencë të plotë të procesit, ne do t’ia dalim mbanë. Unë do t’u çoj ftesa në formatin, kohën dhe vendin që ata dëshirojnë”, tha Hoti.
Po ashtu, ai tha se ai do të flet në emër të Kosovës pasi këtë ia sigurojnë kompetencat e kryeministrit.
“Agjenda e Uashingtonit do të bëhet e qartë. Pritjet janë shumë pozitive, ne shkojmë për marrëveshje me njohje reciproke. Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit, dhe nga delegacioni që unë vlerësoj se duhet të jetë aty. Në emër të Republikës së Kosovës flas unë sepse kompetencat janë të qarta”, vazhdoi Hoti.
Kryeministri për takimin me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak tha se i ka definuar disa çështje. /Insajderi/