Hoti: Urime pavarësia energjetike

Hoti: Urime pavarësia energjetike

Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, trup i Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E), vendosi që Marrëveshja e re e Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi, me ç’rast e bën të mundur pavarësimin energjetik të vendit tonë, njofton Insajderi.

Kjo është bërë e ditur nga ana e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili tha se ENTSO-E ka vlerësuar se KOSTT ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe është e gatshme të operojë e pavarur nga Serbia, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, tha ai./Insajderi.com