Hoti uron 28 nëntorin

Hoti uron 28 nëntorin

Kreu i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka uruar shqiptarët për festën e flamurit, njofton Insajderi.

Ai bëri homazhe tek shtatorja e Skënderbeut dhe Ibrahim Rugovës.

“Kjo është një festë kombëtare. Ne filluam me nderime nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë festa më e madhe e shqiptarëve”

“Ishim edhe tek shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova dhe tani do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjtë për të treguar nderime ndaj tyre dhe ndaj gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”. Tha Hoti. /Insajderi.com