
Kryeministri në detyrë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në Facebook, i ka uruar të gjithë anëtarët e LDK-së, për një kuvend zgjedhor demokratik, siç e ka quajtur Hoti.
Tutje Hoti ka uruar edhe Abdixhikun duke thënë se e ka mbështetjen e tij të plotë.
Ai një falënderim të veçantë i ka bërë edhe kundërkandidateve të Abdixhikut pre kreun e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.
Në fund Hoti për kontributin e deri tashëm e ka uruar edhe ish kryetarin e LDK-së tashmë, Isa Mustafën./Insajderi.com