4 korriku

Hoti uron Amerikën

Hoti uron Amerikën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë një dedikim të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook shteteve të Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e pavarësisë.

“Urime 4 korriku Amerikë! Urime të gjithë miqve amerikanë!”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.

“Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj për Kosovën dhe popullin shqiptar!”.

4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar./Insajderi.com