Hoti uron shërim të shpejtë nga COVID-19, për Trump dhe gruas së tij

Hoti uron shërim të shpejtë nga COVID-19, për Trump dhe gruas së tij

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar shërim të shpejt nga infektimi me Coronavirus, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter, kryeministri Hoti ka thënë se i dëshiron shërim sa më të shpejt nga COVID-19, shefit të Amerikës.

“Sapo mësova se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump ka dalë pozitivë”.

“Lutemi për Donald Trump dhe Melania Trump, duke u dëshiruar shërim sa më të shpejtë nga COVID-19”, është shprehur Hoti. /Insajderi.com