Hoti uron zgjedhjen e Biden president të ShBA-ve

Hoti uron zgjedhjen e Biden president të ShBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka uruar zgjedhjen e Joe Biden president të ShBA-ve, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Hoti ka shkruar se “në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i përcjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në ShBA”.

Në fund ai ka thënë se pret fuqizim të mëtejshëm të miqësisë mes ShBA-ve dhe Kosovës dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në shërbim të vlerave të përbashkëta./Insajderi.com