Hoti: Vaksinat arrijnë në shkurt, 20 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda ditës

Hoti: Vaksinat arrijnë në shkurt, 20 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda ditës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vaksinat e para kundër Coronavirusit pritet të vijnë në muajin shkurt, njofton Insajderi.

Përmes një konference për media, Hoti tha po planifikojnë që deri në 20 mijë persona të vaksinohen brenda ditës, ndërsa ka shtuar se lista e personave që do të vaksinohen do të publikohet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna.

Tutje, ai tha se Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për sigurimin e vaksinës.

“Dje janë konkretizuar 535 mijë vaksina me Pifzer, me Austrinë 600 mijë vaksina, 720 mijë me Kovazin. Janë ndarë 40 milionë euro për vaksinën anti-COVID’19. Presim që vaksinat e para të vijnë në muajin shkurt”, ka thënë Hoti./Insajderi.com