Hoti vazhdon takimet në Bruksel, kërkon liberalizimin e vizave

Kryeministri, Avdullah Hoti ka vazhduar takimet në Bruksel.

Hoti vazhdon takimet në Bruksel, kërkon liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel ku po takohet me figura të larta europiane.

Hoti është takuar me Presidentin e Këshillti Europian, Charles Michel të cilin Hoti e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së tijt ë cilat kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe sundimin e ligjit.

Poashtu, Hoti ka theksuar rëndësinë urgjente që ka liberalizimi i vizave që të mbyllet ky kapitull me Bashkimin Europian.

Kryeministri ka anuluar vizitën në Uashington e planifikuar për 27 qershor, poqë gjithçka ndryshoi pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. /Insajderi.com/