Hoti: Vetëvendosje do të zhduket plotësisht

Hoti: Vetëvendosje do të zhduket plotësisht

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se VV “do të zhduket” nga skena politike.

Kjo pasi sipas tij VV “bën eksperimente” përmend shembuj nga disa shtete si Greqia dhe Austria, përcjell Insajderi.

“Ka pasë edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezone është zhdukur. Ka pasë në Greqi, Austri, dhe në vende tjera”.

“Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket plotësisht sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira, por standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat”, tha Hoti në Klan Kosova. /insajderi.com