Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë vizitës së tij në memorialin e viktimavë të Masakrës së recakut, ka thënë se viktimat e kësaj masakre nuk do të prehen të qetë asnjëherë, derisa kryerësit e masakrës të marrin dënimin e merituar, njofton Insajderi.
Sipas tij, drejtësia ndonjëherë vonon, por do të vendoset.
“Sot në këtë ditë të veçantë, bëmë nderimet te të rënët në masakrën e Reçakut, në një vend ku ndodhi një masakër e tmerrshme. Në Kosovë janë kryer shumë krime makabre, por ky vend është më i veçantë. Kjo ngjarje sensibilizoi botën për gjendjen, terrorin e vrasjet që po ndodhnin në Kosovë me vite të tëra”, ka thënë ai gjatë një prononcimi për media në Reçaku.
“Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa deri sa kryerësit të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon, por do të vendoset”, ka përfunduar ai.
Sot janë mbushur 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen masakrën në Reçak. Aty u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur./Insajderi.com