Avdullah Hoti ka marrë garanca se Britania e Madhe do ta ndihmojë në fuqizim të ligjit, por edhe në procesin e dialogut.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, njofton Insajderi.
Hoti ka njoftuar në Twitter për këtë vizitë të, sic e ka quajtur ai, njërit nga miqtë më të afërt të Kosovës.
“I kënaqur ta filloj ditën e punës me një nga partnerët më të afërt të Kosovë”, ka shkruar Hoti.
Në të njëjtën cicërimë, kryeministri njofton se ka marrë zotimin e partnerit anglez se do të ketë përkushtim të Britanisë së Madhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, por edhe mbështetje për procesin e dialogut./Insajderi.com
Delighted to start the day at office with closest partners of #Kosovo 🇽🇰 I welcome @GOVUK 🇬🇧 and ambassadors @nickabbottfco commitment for strengthening the rule of law and their support for the dialogue process. #QeveriaHoti #RKS pic.twitter.com/rllehR3sfu
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 9, 2020