Hoti viziton Gjakovën, thurë elozhe për këtë qytet

Hoti viziton Gjakovën, thurë elozhe për këtë qytet

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka vizituar Gjakovën, njofton Insajderi.

Hoti tha se që nga shkolla e mesme ka qenë i lidhur me këtë qytet dhe e ka falënderuar për çdo gjë që ka mësuar.

“Gjakovë, të kam jetuar në shkollë të mesme dhe të falënderoj për krejt çka kam mësuar nga ti. Gjakovë, t’i njoh teqetë, kishat dhe xhamitë, bashkëjetesa e të cilave është shembull për njerëzimin në mbarë botën”.

Kreu i Qeverisë në detyrë theksoi se njeh shumë nga traditat dhe kulturat e këtij vendi.

“Ta njoh Malësinë, ta njoh luftën për liri, pavarësi dhe demokraci, t’i njoh heronjtë e dijes, kulturës e pushkës, t’i njoh këngët dhe i këndoj me shumë kënaqësi, ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves, dhe jam i gëzuar që në mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit”.

“Strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të shtëpisë sonë politike, u garantova se do të jemi të bashkuar e të përkushtuar në rrugëtimin tonë për zhvillim të Gjakovës dhe Kosovës”.

“Zoti e bekoftë Malësinë e Gjakovës! Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka thënë në fund Hoti./Insajderi.com