Hoti Viziton një lokal në Prishtinë – Bën thirrje për respektim të masave

Hoti Viziton një lokal në Prishtinë – Bën thirrje për respektim të masave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku më zëvendëskryeministrin, Driton Selamnaj, kanë vizituar një nga kafe barët në Prishtinë, për të cilën kanë thënë se është një shembull se si respektohen masat, njofton Insajderi.

Përmes një statusi në Fcaebook, Hoti ka thënë me pas se nga sot kemi filluar të goditemi nga një valë e re a pandemisë, e ku kujdesi duhet të jetë i shtuar.

Ai në fund i’u ka bërë thirrje gastronomeve që t’i respektojnë masat, meqë një mbyllje tjetër sic është shprehur ai, do të ishte fatale për ekonominë e vendit./Insajderi.com