Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në Kosovë.

Në njoftim thuhet se reshjet e shiut që kanë filluar pasditen e së mërkurës fillimisht do të përfshijnë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshijnë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit.

“Kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve”, thuhet në njoftim.

“Nnëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë” /Insajderi.com