Hoti: Zemrat tona janë me familjet e viktimave në Lebanon

Hoti: Zemrat tona janë me familjet e viktimave në Lebanon

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi në Bejrut, kryeqytet i Lebanonit.

Përmes një postimi në Twitter, Hoti, ka thënë se zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe njerëzit e tjerë që jetojnë aty, njofton Insajderi

“Ngushëllimet tona për të gjithë ata që u preken nga shpërthimi në  Bejrut. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe njerëzit e Lebanonit”, ka shkruar Hoti.

Mbi 100 persona kanë humbur jetën deri më tash, një tragjedi që ka tronditur botën. /Insajderi.com/