Hoti konfirmon vazhdimin e dialogut më 16 korrik pa prezencen e Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar vazhdimin e dialogut më 16 tetor.

Hoti konfirmon vazhdimin e dialogut më 16 korrik pa prezencen e Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në lidhje me takimin  me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq i planifikuar më 16 korrik.

Në konferencë para medieve, kryeministri Hoti ka folur për samitin virtual të Parisit, i organizuar nga presidenti i Frances, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Pas Samitit të Parisit me ç’rast falënderoj presidentin francez Macron dhe kancelaren gjermane Merkel që ndërmjetësuan që dialogu të vazhdoj pas një pengese të gjatë. Në të gjitha takimet kam prezantuar platformën për procesin e dialogut njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve janë cështjet kryesore të takimit”, ka thënë Hoti.

Të dielën dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është i lumtur se dialogu Kosovë-Serbi po rikthehet në rrugën e duhur. /Insajderi.com/