Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar pasi që Sergei Lavrov tha se Masakra e Reçakut është një trillim.
Reagimin e tij, ambasadori amerikan e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.
“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik” ka shkruar fillimisht Hovenier.
Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur./Insajderi.com