Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, thotë se me qeverisjen e kësaj partie do të rimëkëmbet vendi pas krizës së shkaktuar nga pandemia, duke shtuar se ky subject politik do t’i udhëheq të gjitha proceset e rëndësishme për vendin, duke shtuar se të gjithë ata dëshirojnë t’i bashkohen procesit të rimëkëmbjes e kanë derën hapur.
“Ne e kemi një program që është program fantastik në të gjitha dimensionet nëpër çka ka kaluar Kosova e sidomos në çka ka kaluar viteve të fundit. Unë besoj që kushdo që dëshiron t’i bashkëngjitet procesit tonë të rimëkëmbjes, në vizionin tonë për rimëkëmbje të përgjithshme të Kosovës e ka derën e hapur, por sigurisht PDK-ja, do të jetë udhëheqëse e krejt këtyre proceseve duke qenë se ne jemi ideator dhe themeltar të shtetit të Kosovës”, tha thënë Eliza Hoxha, raporton EO.
Ajo tutje renditë disa arsye se pse duhet që qytetarët ta votojnë atë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
“Ndër vite kam dëshmuar qoftë në rolin e qytetarit, qoftë në rolin e artistit, të profesorit, ku do që kam vepruar i kam shfrytëzuar ato platforma dhe ato mundësi që ti adresojë ato që lidhen me të mirën publike. Kuvendi është pikërisht vendi ku çështjet publike dhe e mira publike adresohet në thelb ku nisen ligjet, rregullativat kryesore ku e organizojnë, menaxhojnë dhe e drejtojnë interesin e përgjithshëm të popullit të Kosovës”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com