Hoxha i përjashtuar nga BIK-u ‘ngacmon’ besimtarët myslimanë rreth teorisë së evolucionit

Hoxha i përjashtuar nga BIK-u ‘ngacmon’ besimtarët myslimanë rreth teorisë së evolucionit

Drilon Gashi, hoxha i përjashtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka ironizuar me besimtarët islam lidhur me besimin e tyre rreth evolucionit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur ata që besojnë se Ademi ishte 30 metra i gjatë (sic) sipas gojëdhënës së Buhariut – se pse vazhdojnë ta kundërshtojnë Evolucionin?

“Ju që insistoni se Ademi a.s. ishte 30 metra i gjatë -sipas gojëdhënës së Buhariut- pse vazhdoni ta kundërshtoni Evolucionin? Po a nuk është një lloj evoluimi zvogëlimi i njeriut prej 30 metra në dy”, ka shkruar Gashi.

Imami, Drilon Gashi, së fundi është përjashtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për shkak të disa ligjëratave të tij, që kishin të bënin kryesisht për Teorinë e Evolucionit. /Insajderi.com