Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ia ka atribuuar votimin e Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën, me 420 vota pro, punës së qeverisë për të punuar në drejtim të përmbushjes së kritereve.
Sipas saj, lëvizja e lirë në Evropë ka mbetur vetëm edhe një hap larg.
“Lajme të mira! Duke përcjellë kërkesën e Komitetit Parlamentar për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, parlamenti evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave. Kosova ka fituar mirënjohjen për punën e bërë në përmbushjen e kritereve për të lëvizur lirshëm, e që tani është vetëm një hap larg. Faleminderit të gjithë deputetëve. Faleminderit Tanja Fajon për të gjithë mbështetjen tuaj! Tani është në dorë Këshillit të BE-ë të ndjekë shembullin e sotëm të Parlamentit Evropian # Qytetarët e Kosovës meritojnë lirinë e lëvizjes! Ne kemi nevojë për një proces të shpejtë vendimesh!“, ka shkruar ajo në Twitter.