Hoxha – Kurtit: Do të mburreni edhe më tej me sukseset e Kosovës për periudhën “kur ju keni parë vetëm zi”

Hoxha – Kurtit: Do të mburreni edhe më tej me sukseset e Kosovës për periudhën “kur ju keni parë vetëm zi”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se “Albin Kurti do të mburret edhe më tutje me sukseset e Kosovës për periudhën kur ai shihte vetëm zi”.

Këto komenti, Hoxha i bëri pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pas “Festivalit të Cannes” se “Kosova është superfuqi botërore në kinematografi”.

“Me vjen mire që u dasht me shku ai atje e m’i kallxu të huajt që në këto 20 vjet – që ai i sheh krejt zi, është punu shumë me pasë progres edhe kultura”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Në Festivalin e Cannes, vëmendje të madhe mori filmi kosovar “Pa vend”.

I pranishëm atje ishte Albin Kurti bashkë me gruan dhe vajzën.

Kurti premtoi se do të ofrojë mbështetje për artistët kosovarë.

Ndërsa, Eliza Hoxha, theksoi se gjatë kohës sa Memli Krasniqi ishte ministër  i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “është rritur buxheti për artin”

“Në fakt ishte gjatë mandatit të tij kur kultura kosovare nisi ndërkombëtarizimin”, pretendon deputetja e PDK-së. /Insajderi.com