Hoxha: Masat e qeverisë janë të padobishme

Hoxha: Masat e qeverisë janë të padobishme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria, njofton Insajderi.

Ajo ka thënë se kanë mundur që në fillim të bëhen skemat e lokaleve, të cilat sipas saj kanë mundur të punojnë me kapacitet të përgjysmuar.

Hoxha në Interaktiv të KTV-së ka thënë se është e kotë të limitohet koha, pasi sipas saj, virusi nuk del në një kohë të caktuar.

“Kanë mundur të kërkohen opinione nga njerëz kompetentë. Masat e rrepta të tilla, orë policore e gjëra tjera, janë të padobishme. Përveç rëndesës fizike, janë edhe ajo psikologjike edhe ekonomike. Duhet pyetur se pse ka kaq shumë raste të dhunës në familje e dhunës në përgjithësi, është bërë e tepërt. Duhet të mendohet mirë se si të veprohet tutje”, ka thënë ajo./Insajderi.com