Hoxhaj: As LDK-së e as AAK-së, na takon neve pozita e presidentit

Hoxhaj: As LDK-së e as AAK-së, na takon neve pozita e presidentit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë sot se kandidati për presidenti të Kosovës duhet t’i takojë PDK-së, njofton Insajderi.

Hoxhaj ka thënë se mandati i presidentit Thaçi u ndërpre dhunshëm nga Gjykata Speciale dhe se ata nuk kanë vota për LDK-në dhe AAK-në.

Tutje ai ka shtuar se “PDK-ja e bëri kryeministër njëherë Isa Mustafën dhe njëherë Ramush Haradinajn, tani është koha për kandidatin e tyre”.

“Kemi ardhur në përfundim që nëse dikush kërkon votë nga ne, do të duhej të llogarisë për propozimin për president. Në PDK realisht ende nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta. Ne mendojmë se një sistem demokratik qeverisë dhe partia e parë edhe e dyta edhe e treta. Mund të qeverisë edhe opozita në etapa të shkurtra.”, tha Hoxhaj në T7.

Hoxhaj ka thënë se nuk do ta votojnë Ramush Haradinaj për president, pasi ky i fundit ka shpallur ambiciet për këtë pozitë./Insajderi.com