Hoxhaj: Autostrada e Anamoravës është prioritet

Hoxhaj: Autostrada e Anamoravës është prioritet

kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Kamenicë, ku ka deklaruar se çështja e “autostradës së Anamaravës” është prioritet.

“Autostradën do ta kemi prioritet të dorës së parë sapo të bëhem kryeministër, që kjo pjesë e Kosovës të lidhet në mënyrë të mirëfilltë me qendrën, por mbi të gjitha të shërbejë edhe Kamenica, edhe Gjilani, edhe Vitia, si zonë që kufizohet edhe me shqiptarët e Maqedonisë, por edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, si një zonë e përbashkët e zhvillimit”, tha ai

Hoxhaj prezantoi planin ekonomik në këtë qytet duke premtuar fond 500 milionë eurosh.

Premtoi mbështetje për sipërmarrjet.

“Ne për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme, për ndërmarrjet e mëdha e kemi ndarë një buxhet, i cili e kap shumën prej 500 milionë. Një fond prej 500 milionë eurosh, ku ne do të ndihmojmë të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha”. /Insajderi.com