Vetëvendosje dhe PDK nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë. Hoxhaj nuk e mohon një bashkëpunim në të ardhmen, por thotë që është i vështirë.
Një bashkëpunim mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje mund të ndodhë në të ardhmen, megjithatë ka vështirësitë e veta.
Kështu ka deklaruar në emisionin Imazh në RTK, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, kur është pyetur për tashmë partnerin opozitar, njofton Insajderi.
Bashkëpunimi është i vështirë thotë Hoxhaj, pasi “mes këtyre dy subjekteve politike ekzistojnë dallime të mëdha ideologjike, në gjuhë politike dhe në metodat e të bërit politikë”.
Përkundër këtyre dallime, Hoxhaj megjithatë nuk e përjashtoi bashkëpunimin mes dy forcave që qëndrojnë në kahje të kundërta ideologjike./Insajderi.com